Dr. Alexis Carrel (fitues i çmimit Nobel në mjekësi – 1940), në
librin e tij "L’homme cet incanu” – (Njeriu, ky i panjohur) thotë:
"Gjatë agjërimit shpenzohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të
depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja, kështu ndodh
një ripërtëritje në trup”.
Agjërimi, shërim për shumë sëmundje e kanë
vërtetuar mjekët me renome botërore si: Dr. Dexey, Dr. Guelp, Dr.
Frumusan, Dr. Noman, Dr. Pauchet. Pas studimit të gjatë, Dr. Noman ka
vërtetuar se agjërimi gjatë Ramazanit shkakton një ngritje të shënuar të
kolesterolit me densitet të lartë (HDL) dhe zvogëlon kolesterolin me
densitet të vogël (LDL). Studimi është përcjellur në 32 meshkuj të
shëndoshë.
Zvogëlimi sinjifikant (7,9%, p < 0,001) në serum të
koncentrimit të kolesterolit total dhe triglicerideve (30%, p <
0,001) gjatë muajit të Ramazanit është krahasuar m... Lexo më shumë »
Fituesi i "Big Brother 1”, Arbër Çepani duket se po kalon një moment
vërtet ndryshe në jetën e tij sentimentale. Është pikërisht vajza brune
nga Durrësi, e quajtur Eda Cani që mesa duket e ka bërë Arbrin të ndihet
i sigurt dhe që më në fund t’u japë vërtet fund aventuarve të tij me
vajzat.
Arbri dhe Eda u fotografuan për herë të parë të dy në ceremoninë
e martesës së motrës së tij, Edlira me Gert Bogdanin më shumë se një
muaj më parë. Fakti që Arbri e kishte marrë Edën me vete në këtë
ceremoni familjare do të thotë shumë për seriozitetin e lidhjes së tyre.
Më pas ata janë parë gjithmonë bashkë në Tiranë, plazhe dhe
gjithndej. Madje Arbri pas ndarjes nga e dashura italiane Madalena,
pavarësisht disa lidhjeve që ka pasur më vonë, për here të parë e ka
bërë publike në Facebook lidhjen e tij me vajzën shumë simpatike brune, ... Lexo më shumë »
Këngëtarja Anjeza Branka ka prezantuar këto ditë këngën e saj të re "Ani
Ani". Një këngë ku si fabul ka protestën e një femre që nuk do të
ndihet e nënshtruar nga i dashuri, por vajza rebelohet dhe ia kthen me
të njëjtën monedhë të dashurit duke iu përkushtuar dëshirave të saj.
Klipi përshkruan idenë e këngëtares ku ajo në fillim shfaqet si
kamioniste dhe më tej hipën mbi kamion ku heq dhe uniformën e punës për
t'u shfaqur vetëm me të brendshme. Më tej klipi zhvillohet në
një jaht ku këngëtarja si protagonist ka zgjedhur pikërisht të dashurin e
saj.
"Ideja për të zgjedhur të dashurin erdhi spontane, pasi më duhej
një mashkull, dhe me kë më mirë se me atë mund t'i xhiroja ato skena ku
më duhet të përkëdhelesha apo edhe të puthesha", - tregon Branka. Ndërsa
për sa i përket ngjashmërisë në fabul, ajo është shumë larg
marrëd... Lexo më shumë »
Derisa lista e femrave seksi që kanë realizuar duete me rep grupin e
njohur është e gjatë, bashkëpunimi para shumë viteve ka filluar me
Adelina Ismailin dhe për të vazhduar me të tjerat, ndërsa tash për të
vulosur një tjetër sukses, ata do të realizojnë një duet të ri.
Ka kaluar një kohë e gjatë që nga publikimi i këngës "Me Kosovë luhet
komore”, një hit i vjetër që është kënduar nga Adelina Ismaili dhe rep
grupi Tingulli 3nt. Kjo këngë akoma mbetet e dëgjuar edhe pse nuk ka
pasur të realizuar ndonjë videoklip, përveç disa xhirimeve televizive
atë kohë.
Pasi kohëve të fundit kanë lançuar disa duete të suksesshme, hapin e
tyre nuk e ndalin me kaq, pas lajmërimeve për bashkëpunim me Florin dhe
Elvana Gjatën, anëtarët e "Tingulli 3nt” tregojnë se kanë arritur
marëveshje për realizimin e një dueti të ri me këngëtaren Adelina
Is... Lexo më shumë »
Grupi "TDS" është krijuar që nga viti 2005. Në fillim kanë qenë 8
anëtarë por gradualisht kanë mbetur vetëm në tre. Ata kanë edituar një
album me titull "ku në atë 7 arsye", mirëpo viti 2010 ishte viti i
sukseseve të tyre.
Kënga në bashkëpunim me "Skillz" "Si manikene" dhe e
fundit "Kah je" me Nora Istrefin i bën "TDS" një nga grupet më të
pëlqyera të rep muzikës në Kosovë. Në intervistë për "Zërin" biseduam më
anëtarin e grupit, Shpend Hajredinin.
Kush janë "TDS"?Ne jemi tre anëtarë: Shpend Hajredini - "MC Mix", Kastriot Rexhaj -
"Dr.Mic" si dhe Ornat Shufta. "TDS" është shkurtesë nga anglishtja që do
të thotë ana e errët, ndërsa përmes fjalëve të teksteve tona kemi
menduar që ta shndrisim atë anën e errët. Ne jemi shokë prej fëmijërisë
dhe meqë jemi përshtat me ide dhe biseda, atëherë kemi krijuar edhe
grupin tonë "TDS".
Sot janë në dy kahe të kundërt, ndërsa vetëm një vit më parë ecnin mbi
të njëjtën rrugë. Rebeli Big Basta nuk do njeri mbi kokë. Fillimisht
këtë e demonstroi kur menaxhohej nga Dr. Flori e Produkt 28 (Studio
Style), apo Ervin Gonxhaj (Immortal Records) e së fundmi nga Flori
Mumajesi (NRG Records).
Alibija e prishjes së marrëdhënieve me
menaxherët ishte pikërisht mosnxjerrja e albumit në kohë prej tyre. Këtë
e ka pohuar vetë reperi, sidomos pas ndarjes së fundit dhe të përfolur
prej tij me Flori Mumajesin, me të cilin kishte disa bashkëpunime.
Por këtë herë indinjata e Gerald Xharit të njohur nga të gjithë me emrin
muzikor Big Basta i kishte kaluar caqet. Aq sa ai vetë doli në disa të
përjavshme për të komentuar ndarjen e tij me Florin e për të thënë
gjithë zhgënjimet e tij, ku sigurisht çështja e albumit ishte argumenti
kryesor. Edhe sot e kësaj dite m... Lexo më shumë »
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata pritet të shfaqet sërish!!
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata pritet të shfaqet sërish, këtë herë
jo me një, por me dy videoklipe të reja dhe që të dyja do të jenë
bashkëpunime me emrat më të njohur të muzikës.
Sigurisht, këngët e reja
do të jenë pjesë e albumit të ri, i cili pritet të dalë në treg gati 3
vjet pas publikimit të të parit. Dy këngët që pritet edhe të lançojnë
albumin, do të jenë bashkëpunime: i pari me Florin dhe i dyti me Getin,
të shoqëruara me vidoeklipe, të cilat janë realizuar nga "Entermedia”.
Edhe pse nuk jepen data fikse se kur pritet të hidhet në treg albumi i
ri i këngëtares Elvana Gjata, pa dyshim që ai do të jetë një sukses, e
të mendosh që vetëm këtë verë sapo ka lançuar 2 këngë dhe klipe të reja.Kenget si gjithmone pritet te jene hite dhe videoklipet te cilat do te publikohen se shpejti do ... Lexo më shumë »
Reperi i njohur tregon për Panorama Plus se si u njoh me
agjenten e "BB3”, modelen simpatike 21-vjeçare dhe pse nuk funksionoi
lidhja
Një çift i përfolur të dashuruarish që i bëri kuriozë të gjithë se çfarë
i kishte lidhur me njëri-tjetrin, modelen 21- vjeçare Enxhi Kamenica
dhe reperin 24-vjeçar, Noizy. Si ishin njohur dy personazhet tashmë
publikë dhe çfarë lidhjeje kanë krijuar me njëri-tjetrin.
Noizy, me një
karrierë si boksier "streefight” në Angli tashmë me shumë këngë në treg
tregon në këtë intervistë të vërtetën e njohjes me Enxhin, agjenten e
"Big Brother 3”. Noizy është shkruar për një histori dashurie mes teje dhe Enxhit të BB3. Po jetoni vërtet një lidhje pasionante? Në fakt nuk bëhet fjalë për një lidhje. E vërteta me Enxhin ishte
thjesht një "One night stand”, dhe asgjë më shumë. Që nga a... Lexo më shumë »
Pak ditë më parë, në një nga komplekset me pishina të kryeqytetit
paparaci ynë fotografoi këngëtaren e njohur Rezarta Shkurta dhe
kantautorin Pirro Çako.
Duket që biseda mes të dyve po shkonte shumë
mirë madje nganjëherë Rezi nuk ngurronte edhe ta përqafonte Pirron.
Dihet që Rezarta ka një lidhje tashmë të stabilizuar me Ermalin me të
cilin edhe është martuar zyrtarisht, ndërsa Pirro është i divorcuar nga
Inva Mula, ish-bashkëshortja e Tij. Kështu që nuk mund të mendohet për
ndonjë takim romantik.
Por sipas informacioneve tona mësuam se takimi
mes Rezit dhe Pirros bëhet për motive pune, pasi Pirro po kompozon
këngën e Rezartës me të cilën këngëtarja do të paraqitet tek "Kënga
Magjike këtë vit. Shpresojmë që bashkëpunimi mes tyre të jetë i
suksesshëm. Por edhe dyshimet se nuk ka ndonje gje ndermjet tyre smund te na heq ashkush! Fotoja flet ... Lexo më shumë »
Mjafton që të jenë pranë njëri-tjetrit dhe gjithçka shkon për bukuri.
Recetën e lumturisë duket se Adela dhe Bjordi e kanë zbuluar të plotë.
Pas një sezoni të suksesshëm në televizion, çifti shumë i pëlqyer nga
publiku kanë bërë valixhet dhe janë nisur për pushime në Itali.
Si
fillim kanë vizituar Lecon, vendin ku ka jetuar Bjordi dhe natyrisht
kanë takuar të gjithë miqtë e tij. Janë joshur nga pushimet malore duke
vizituar së bashku me shumë miq disa nga vendet më të bukura të veriut
të Italisë, që natyrisht krahas panoramës ju ka ofruar edhe një klimë të
freskët ndërkohë që gjithë verën vapa ka qenë e papërballueshme.
Më
pas, ashtu siç kemi shkruar javë më parë, kanë zbritur në plazhin e
bukur të Sardenjës për të bërë plazh. Kanë vetëm pak ditë që janë
kthyer, por argëtimet me miqtë vazhdojnë akoma nëpër lokalet e natës së
kryeqytetit. Gjit... Lexo më shumë »